I vazhdohet masa e arrestit shtëpiak ish-policit Dejan Pantiq - NACIONALE

I vazhdohet masa e arrestit shtëpiak ish-policit Dejan Pantiq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur t’ia vazhdojë masën e paraburgimit ish policit Dejan Pantiq, i cili akuzohet për veprën e terrorizimit. Pantiq do të qëndroj me këtë masë për të paktën dy muajt e ardhshëm, njofton Gjykata.

“Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P., ashtu që masa e arrestit shtëpiak i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”.

Kujtojmë se ndaj Pantiq fillimisht ishte vendosur masa e paraburgimit, e më pas me kërkesë të Prokurorisë Speciale, kjo masë është ulur në arrest shtëpiak.

Lajme të ngjashme