“I afërm i një viktime të vrarë në Drenoc” – Fillon dëshminë dëshmitari i 41-të në Hagë - NACIONALE

“I afërm i një viktime të vrarë në Drenoc” – Fillon dëshminë dëshmitari i 41-të në Hagë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Gjykatën Speciale të Hagës po vazhdon gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.

Atje ka filluar dëshminë dëshmitari i 41-të, raporton Nacionale.

E gjithë seanca pritet të zhvillohet e mbyllur. Dëshmitari sipas përmbledhjes së lexuar nga Prokuroria, është i afërm i një personi që është vrarë e zhdukur në Drenoc.

“Është i afërm i një viktime që pretendohet se është vrarë e zhdukur nga Drenoci. Dëshmitari përshkruan veprimtaritë e viktimës para se të zhdukej. Herën e fundit që e ka parë, dhe përpjekjet për të zbuluar se çfarë i kishte ndodhur këtij personi. Për shkak të natyrës që kemi dhe masat mbrojtëse”, tha prokurori.

Të gjitha seancat gjatë kësaj jave kanë qenë të mbyllura.

Lajme të ngjashme