Gorani: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte krim ligjor dhe politik - NACIONALE

Gorani: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte krim ligjor dhe politik

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Dukagjin Gorani deklaroi se aktakuza ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është fyese.

Këto komente ai i bëri në emisionin “Rubikon”, ku po diskutohej për zhvillimet e sotme në Hagë.

Gorani theksoi:

“Aktakuza ndaj tyre është ofendim për ta edhe ofendim për krejt neve, dënimi i tyre do të jetë një krim edhe ligjor edhe politik. Edhe lirimi i tyre do të jetë një komprometim për këtë Gjykatë Speciale edhe për këtë bashkësi ndërkombëtare e cila ka menduar që do të jetë një ide e mirë diku kah viti 2009, 2010, nëse krijohet një tribunal, i cili do ta ndihmojë atë bashkësinë ndërkombëtare ta heq prej vetes ndjenjën e madhe të fajësisë prej të cilës nuk mujti mu shliru 20 vjet pse ka intervenuar me shpëtuar një popull të pafajshëm, të pambrojtur.”

Sot, para trupit gjykues në Hagë, fjalën e fundit e dhanë ish-drejtuesit e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët prej pesë vitesh po mbahen në paraburgim në Hagë.

Lajme të ngjashme