Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë vazhdon më 27 maj
Ka përfunduar për këtë javë gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Speciale, raporton Nacionale.
“Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 27 maj, në ora 09:00”, thuhet në njoftim.
Deri më tash kanë dëshmuar 66 dëshmitarë.