Gjykata Speciale e urdhëron Mustafën t’’i kompensojë viktimat me 207 mijë euro - NACIONALE

Gjykata Speciale e urdhëron Mustafën t’’i kompensojë viktimat me 207 mijë euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Salih Mustafa si i dënuar për krime lufte, t’i paguajë 207 mijë euro për kompensimin e viktimave në rastin e tij.

Vendimin e ka shpallur gjyqtarja e rastit.

“Cakton si shumë të zhdëmtimit 207 mijë euro për të cilën Mustafa është përgjegjës. Urdhëron Mustafën të paguajë 30 mijë euro viktimës 8, 80 mijë euro viktimës 9, 60 mijë euro viktimës 10, nga 10 mijë euro viktimave 5, 6 dhe 12, 5 mijë eruo viktimës 11, dhe 2 mijë euro viktimës 12. Kjo duhet të realizohet brenda afatit sipas afatit nga autoriteti përgjegjës”, ka thënë gjyqtarja, raporton Nacionale.

Në rast se Salih Mustafa nuk posedon mjetet e nevojshme, gjyqtarja ka kërkuar që të dorëzohen të gjitha dokumentacionet si dëshmi për pasurinë e Mustafës.

Një ftesë për këtë rast pritet t’i shkojë edhe Qeverisë së Kosovës, që ta krijojë një mekanizëm për zhdëmtim të viktimave.

Nëse as Kosova nuk krijon fondin, atëherë pritet krijimi i një fondi nga mekanizmi i Gjykatës Speciale.

“Trupi gjykues fton Kosovën të krijojë Kosovën mekanizëm për zhdëmtim të viktimave të Speciales. Urdhëron administratoren t’ia përcjellë Qeverisë së Kosovës këtë dokument. Rekomandon krijimin e një fondi me nismën e Speciales në rast se Kosova nuk përmbush detyrimet e saj ndaj viktimave brenda një kohe të arsyeshme”, tha kryegjyqtarja e rastit.

Salih Mustafa ishte dënuar me 26 vjet burg për krime lufte e kundër njerëzimit.

Lajme të ngjashme