Gjykata Speciale ia ul dënimin “Calit”: Nga 22 në 15 vjet burgim - NACIONALE

Gjykata Speciale ia ul dënimin “Calit”: Nga 22 në 15 vjet burgim

4 javë më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë ia ka uluar dënimin Salih Mustafës i njohur me nofkën “Cali”.

Salih Mustafa ishtë dënuar me 26 vjet burgim, pastaj apeli ia kishte ulur në 22. Vendimi i fundit pas rikthimit në Apel thotë se “Cali” tashmë është i dënuar me 15 vjet burgim. Pra ulje prej 7 vitesh, nga vendimi paraprak.

Në vendim thuhet se denimi me 22 vjet burgim është i pa arsyeshëm dhe jo proporcional. Paneli ka konsideruar se dënimi me 15 vjet burgim, duke marrë parasyshë edhe paraburgimin e tij, që nga arrestimi, pra 24 shtator 2020, reflekton përgjegjësinë reale të Mustafës në këtë rast.

Beteja ligjore në Supremen e Hagës

“Më 29 korrik 2024, Paneli i Gjykatës Supreme lëshoi vendim mbi kërkesën e Sali Mustafës për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila u paraqit pas lëshimit të aktgjykimit të apelit në çështjen e tij. Në kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë, Mustafës ngriti pesë pika, të cilat lidheshin me përkthimin e aktgjykimit të apelit në gjuhën shqipe, shpalljen e tij fajtor për vrasje si krim lufte, si edhe me masën e dënimit. Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e tij dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e Mustafës me 22 vjet burg”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit paneli i Gjykatës Supreme ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit në përputhje me rregullën 194(1)(b) të Rregullores, për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme.

Ndryshe, Salih Mustafa është dënuar me 22 vite burgim për krime lufte.

Gjykatësi i Procedurës Paraprake konfirmoi Aktakuzën kundër Salih Mustafës më 12 qershor 2020.

Mustafa ishte arrestuar dhe u transferuar në Njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall më 16 dhjetor 2022. Trupi Gjykues e shpalli të Mustafën fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim.

Megjithatë pas vendimittë fundit Mustafa mbetet si i dënuar me 15 vjet burgim. Duke llogaritur kohën e qëndrimit në paraburgim i bie se "Cali" do të jetë në burg edhe për 11 vjet të tjera.

Lajme të ngjashme