Gjykata e Prizrenit e dënon me 14 vjet burgim të akuzuarin për dhunim
E.G nga Prizreni është dënuar me 24 vjet burg.
Kjo pasi pasi i njëjti ka detyruar një vajzë të mitur, nën moshën 14 vjeç, që të kryej marrëdhënie seksuale.
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, (Kryetarja e trupit Gjykues – Kymete Kicaj) njofton se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E.G., për shkak se: Nga muaji nëntor 2023, deri në 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuarën (I) – nën moshën 14 vjeç.
“Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së. Nga koha e pavërtetuar deri në 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuarën (II) – nën moshën 14 vjeç”, thuhet në njoftim.