Fillon dëshminë dëshmitari i pestë ndaj krerëve të UÇK-së
Po vazhdon gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
Sot ka filluar me dëshminë e tij dëshmitari numër pesë.
Sapo është bërë ky lajmërim, seanca ka kaluar në private dhe publiku nuk mund të ketë qasje në ato që thuhen.
Kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se kjo po bëhet me qëllim për ta ruajtuar dëshmitarin.
Deri më tash, pothuajse të gjitha seancat kanë qenë totalisht të mbyllura.