Fillon dëshminë dëshmitari i katërt në Hagë: Seanca e mbyllur
Ka nisur seanca e radhës në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
Dëshmitari i radhës do të jetë ai me numër 4748, ose thënë ndryshe dëshmitari i katërt i Prokurorisë në këtë proces.
Menjëherë Prokuroria ka kërkuar që të shkohet në seancë të mbyllur, raporton Nacionale.
Trupi gjykues ka rrëzuar një mocion të avokatit të Rexhep Selimit lidhur me një incident që është përmendur nga një dëshmitar, e ku ishte përmendur Selimi.
Gjithashtu, në seancën e sotme do të shqyrtohet kërkresa e Prokurorisë që të pranohen si prova në procedurë pjesë nga intervista e Thaçit me Prokurorinë në janar 2020.