Fillon dëshminë dëshmitari i 54-të në Hagë: Seanca tërësisht e mbyllur
Në Dhomat e Specializuara të Hagës ka vazhduar gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.
Për dallim nga seancat e kaluara kur lexohej një përmbledhje për dëshmitarin, sot nuk ka ndodhur kështu.
Dëshmia e këtij dëshmitari është mbajtur tërësisht e mbyllur, raporton Nacionale.
“Këtë mëngjes, ZPS-ja thirri dëshmitarin e 54-të, të mbrojtur, me pseudonimin W04739, dëshmia e të cilit do të mbahet tërësisht në seancë të mbyllur, sipas urdhërit të trupit gjykues për mbrojtjen e dëshmitarit”, thuhet në njoftim.
Kjo është ndër herat e para që seancat zhvillohen pa transmetim fare. Specialja është kritikuar gjithë kohën për seanca të mbyllura.