Edhe në rigjykim, të akuzuarit për vrasjen e Lulzim Fejzullahut dënohen me 19 vjet burg
Dy të akuzuarit për vrasjen e Lulzim Fejzullahut janë dënuar me 19 vjet burg.
Njëri me 10 vjet, kurse tjetri me 9 vjet.
Aktgjykimi ndaj dy të miturve u shpall të mërkurën nga gjykatësi Adnan Isufi, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ndryshe, në gjykimin e parë, Departamenti për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më 23 maj 2024 kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të miturve lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë. I mituri i parë u dënua me 10 vjet burgim, kurse i mituri i dytë u dënua me 9 vjet burgim.
Por, Gjykata e Apelit më 17 korrik 2024 e kishte kthyer rastin në rigjykim.