E mbyti 68-vjeçaren me motoçikletë: 30 ditë paraburgim për të dyshuarin - NACIONALE

E mbyti 68-vjeçaren me motoçikletë: 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të dyshuarit se e goditi për vdekje me motoçikletë një 68-vjeçare në lagjen Emshir, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar nga burimet e veta gazeta Nacionale.

Aksidenti i rëndë ndodhi para dy netësh në lagjen Emshir të Prishtinës.

Fillimisht 68-vjeçarja u dërgua në QKUK në gjendje të rëndë, por më pas ndërroi jetë në spital.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur Policia e Kosovës.

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës N.L, femër, 68 vjeç, e ka konfirmuar sot rreth orës 07:30, ekipi mjekësor në QKUK”, thuhej në njoftim.

I dyshuari deri dje në mesditë nuk ishte kapur nga Policia e Kosovës, megjithatë burimet e Nacionales bëjnë të ditur se i njëjti u arrestua pas orës 15:00.

“Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë”, theksoi Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme