E dënoi me 20 mijë euro gjobë, PSD nesër dorëzon padi ndaj Agjencionin për Informim dhe Privatësi
PSD-ja, u dënua nga Agjencioni për Informim dhe Privatësi me gjobë prej 20 mijë eruosh, nën arsyetimin se shkelën të dhënat përsonale të personave, me aksionin e tyre, kur i përkujtuan Qeverisë nënshkruesit e peticionit kundër “Zajednicës”.
Këtë dënim e quajtën politik nga PSD, e kërkuan ndihmë nga qytetarët për t’a pagauar. Në anën tjetër Kryeministri Kurti në një intervistë në Radio Kosova tha se nuk mund të ndikoj në punën e Agjencive Private.
Por, PSD tashmë ka vendosur që ndaj këtij vendimi, të ngreh padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjë e cila do të ndodh nesër, e nga ku do të pasoj edhe një konferencë për medie.
“Nesër, me datën 18 prill (e martë), nga ora 11:00, PSD do të dorëzoj padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Pas dorëzimit do të mbahet konferencë për media. Ju ftojmë ta ndiqni!” – shkruan në njoftimin e PSD-së.