E çuditshme: “Eksperti” i Prokurorisë kishte marrë autorizim nga një kolonel serb për të dorëzuar informacione në Hagë - NACIONALE

E çuditshme: “Eksperti” i Prokurorisë kishte marrë autorizim nga një kolonel serb për të dorëzuar informacione në Hagë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon saga e gjykimit në rastin e krerëve të UÇK-së.

Dëshmitari i radhës i Prokurorisë është Frank Ledwige, një ish-oficer i shërbimeve të inteligjencës së Britanisë, që në kohën e luftës ka qëndruar edhe në Kosovë.

Ai pretendon se ka marrë disa intervista nga serbët në vitin 1998, të cilëve u ishin zhdukur familjarët.

Megjithatë, për të realizuar këto informacione ai po del se ka marrë autorizim nga koloneli serb, Milan Petroviq, raporton Nacionale.

Këtë e ka thënë në seancë mbrojtja e Kadri Veselit.

“Kërkoj ndjesë, mbrojtja e Veselit desha të them se ka disa sygjerime nga deklarata e këtij dëshmitari. Në faqen 12 është autorizuar të mbledhë ifnromacione e t’i kalojë në Hagë. Ka marrë autorizim për ta bërë një gjë të tillë. Gjatë dy bisedave me kolonelin Milan Petroviq, më pyeti nëse kam autoritetin për të transferuar informacione në Hagë, unë përpara këtij takimi kam marrë autorizim për ta bërë këtë. Këtë ia thashë kolonelit. Disa prej infromacione të mbledhura janë mbledhur për këtë qëllim”, tha njëri nga avokatët e Veselit.

Lajme të ngjashme