Dita IV: Buja pyetet për “urdhrat” nga Veseli, Krasniqin e quan “personalitet të jashtëzakonshëm” - NACIONALE

Dita IV: Buja pyetet për “urdhrat” nga Veseli, Krasniqin e quan “personalitet të jashtëzakonshëm”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shukri Buja, ish-komandant i Zonës së Nerodimës të UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-99, ka vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës, ku po gjykohen ish-krerët e UÇKsë. Në ditën e katër të dëshmisë së tij, Buja është pyetur për rolin e Kadri Veselit e Jakup Krasniqit. Çfarë tha Buja në gjykimin e katërshës së madhe të UÇK-së?

Buja është dëshmitar i 103-të i Prokurorisë së Specializuar, i cili dje u morn ë pyetje nga mbrojtja e ish-presidentit Thaçi, ndërsa sot është duke u pyetur nga ekipi mbrojtës i Veselit, ish-kryetar i Kuvendit dhe një nga njerëzit e rëndësishëm të UÇK-së.

Gjatë dëshmisë së tij, Buja u pyet për rolin e Veselit. Më saktësisht, Bujës iu shtrua një pyetje, nëse ai dhe Elmi Reçica, ish-komandant në Zonën e Nerodimës i kanë raportuar Veselit, i cili atëbotë ishte në cilësinë e shefit të Zbulimit dhe Kundërzbulimit (ZKZ) të UÇK-së.

Buja ishte i qartë në përgjigjën e tij, duke thënë se Veseli nuk u ka dhënë urdhra.

“Jo s’më ka dhanë urdhër” – tha Buja, i cilu u përgjigj në pyetjet e mbrojtjes së Veselit, që përfaqësohej nga avokati Rodney Dixon.

Tutje, Buja është pyetur edhe për emërimin e Elmi Reçicës në pozitën e komandën e Zonës në Noredimës. Sipas Bujës, Veseli nuk ka pasur mundësi ta emërojë Reçicën në zonën e Nerodimës.

“S’ka pas mundësi Kadri Veseli me emëru sepse unë kam qenë komandant i zonës” – ka thënë Buja, transmeton Betimi për Drejtësi.

Në lidhje me emërimin e Reçicës, Buja tha se ishte vetë ai që e kishte emëruar në pozitën e përfolur gjatë dëshmisë.

“Përafërsisht në dhjetor (është emëruar) emërimi ka qenë nga unë”, tha Buja, i cili shtoi se e kishte thirur në telefon Reçicën, që gjendej jashtë Kosovës, për ta informuar për këtë emërim.

Gjatë pjesës së parë të seancën, Buja është pyetur edhe për Jakup Krasniqin, ish-zëdhënësin e UÇK-së. Në dëshminë e tij, Buja është pyetur edhe për rolin e Krasniqit dhe detyrat e tij operative.

Buja ka vlerësuar se detyrat operative për Krasniqin nuk kanë pasur kuptim, pasi Krasniqi ka qenë zëdhënës i UÇK-së.

“Ka qenë zëdhënës i UÇK-së dhe detyrat operative nuk kanë kuptim”, tha Buja, transmeton Betimi për Drejtësi.

Tutje, Buja ka pasur një vlerësim pozitiv për figurën e Krasniqit, duke e quajtur “personalitet të jashtëzakonshëm”. Tutje, Buja ka vlerësuar se Krasniqi është pritur mirë nga popullata civile.

“Jakup Krasniqin në emërimin si zëdhënës i UÇK-së e kam prit me padurim sepse ka qenë një personalitet i jashtëzakonshëm. Një njeri që ka pasur vizion politik të jashtëzakonshëm dhe ka qenë një njeri që është pritur në mënyrë jashtëzakonisht të mirë nga popullata civile”, tha Buja, duke shtuar se Krasniqin e ka takuar rreth qershorit 1998.

Lajme të ngjashme