Dhomat e Specializuara: Konferenca për media ishe e pamundur për shkak të protestave - NACIONALE

Dhomat e Specializuara: Konferenca për media ishe e pamundur për shkak të protestave

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë shprehur “keqardhje” për anulimin e konferencë së planifikuar për shtyp gjatë ditës së sotme.

Nëpërmjet një komunikate, nga DHSK pretenduan se synimi i tyre mbetet informimi i vazhdueshëm i publikut lidhur me proceset gjyqësore në Hagë.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) shprehin keqardhjen për anulimin e detyruar të konferencës për shtyp të planifikuar për sot me gazetarët, në interes të sigurisë publike dhe sipas këshillimit nga Policia e Kosovës

Duke mbajtur parasysh se gjykimet mbahen jashtë Kosovës, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë synim të mbajnë vazhdimisht të informuar publikun në Kosovë lidhur me proceset gjyqësore në Hagë, për informacion të përditësuar, objektiv dhe transparent. Ky ishte qëllimi i vizitës së Kryetare Trendafilovës në Kosovë këtë javë dhe gjithashtu i takimeve me gazetarët në Kosovë si takimi që ishte planifikuar sot, ku mediat mund të bëjnë pyetje dhe dëgjojnë përgjigje nga gjykata” – thuhet aty mes tjerash.

Në reagim u përmenden edhe protestat e mbajtura sot kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, si arsye për mos mbajtjen e konferencës për media.

“Nuk ishte e mundur që veprimtaria të mbahej sot për shkak të protestave të veteranëve dhe të tjerëve ku u hodhën bomba tymuese që u bënë për të penguar mbajtjen e takimit. Duke njohur të drejtën demokratike për protestë paqësore, DHSK-ja shpreh keqardhjen që në situatën e sotme gazetarët u penguan që t’i bënin pyetje vetë Kryetares së Gjykatës.

DHSK-ja mbetet e angazhuar për informimin në mënyrë transparente të publikut dhe gazetarëve në Kosovë në lidhje me ecurinë e procese gjyqësore në Hagë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.”

Lajme të ngjashme