Dëshmitarja Mitchell: Serbia paguante persona për informacione - NACIONALE

Dëshmitarja Mitchell: Serbia paguante persona për informacione

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Sandra Mitchell duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe ka pohuar se autoritetet serbe paguanin persona për informacione.

“I keni thënë ZPS-së që kishte kogja shumë njerëz që akuzoheshin për bashkëpunim, a është kjo e saktë? A kishte njerëz që për para bënin bashkëpunimin?”, pyeti Kehoe.

Dëshmitarja Mitchell u përgjigj me ‘po’.

“Mirëpo në fushën e operacioneve kishin operacione që kryenin serbët dhe i atribuoheshin palës tjetër dhe armatosej popullata civile, ata i paguanin këta bashkëpunëtor për informacion, a është kështu?” ishin pyetjet e Keohe që po ashtu Mithchell u përgjigj me ‘po’.

Dëshmitarja Mitchell e pranoi që kishte persona që shfrytëzonin uniforma të UÇK-së për qerimin e hesapeve personale.

Lajme të ngjashme