Dëshmitari i pestë flet për disa burra me uniforma të UÇK-së që i morën të afërmit e tij - NACIONALE

Dëshmitari i pestë flet për disa burra me uniforma të UÇK-së që i morën të afërmit e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vazhduar gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së.

Ai ka folur për disa burra që i kishin marrë të afërmit e tij. Sipas dëshmitarit, ata kanë qenë me uniforma të zeza ku shkruante UÇK.

Kjo është dëshmia e dëshmitarit 5, raporton Nacionale.

DËSHMIA:

Dëshmitari: Kur jam takuar me ta diku 3-4 metra jam takuar.

Prokurori: E fillojmë nga hera e parë që i pe, sa larg ishte?

Dëshmitari: Mbi 150 metra 200.

Prokurori: Dhe ti qëndrove në vend apo shkove në drejtim të tyre?

Dëshmitari: Më trup, për me iu dalë përpara. Me ndalë rastin. Rruga tjetër, ata që ishin në makinë ishin në një rrugë më trup që me dalë përpara. Me i dalë përpara makinës.

Prokurori: Pse doje që të dilje përpara?

Dëshmitari: T’i shihja se dëgjova krismat, dhe i kishin marrë të afërmit e mi në një makinë me maska.

Prokurori: Të përqendrohemi tek veshjet, cfarë kishin veshur këta njerëz?

Dëshmitari: Po. Këta kanë pasur uniforma të zeza me emblemat e UÇK-së. Edhe maska të zeza në fytyrë.

Prokurori: Kur thoni me emblema të UÇK-së, a mund të na përshkruani cka patë te emblema?

Dëshmitari: Aty shkruante UCK-ja.

Prokurori: Dhe këtë uniformë pe te burrat që kishin marrë të afërmit tuaj?

Dëshmitari: Po.

Prokurori: Ku në cfarë vendi vendosej emblema?

Dëshmitari: Në krahë.

Lajme të ngjashme