Dëshmitari i mbrojtur e nis dëshminë kundër Thaçit dhe të tjerëve në Speciale
Në Dhomat e Specializuara të Kosovë është duke vazhduar gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sot është duke e dhënë dëshminë e tij dëshmitari i 108.
Ai është dëshmitar i mbrojtur dhe dëshminë do ta deklarojë në seancë private.
Dëshmitari në fjalë mban kodin Ë04820 dhe pyetjet për dëshmitarin i ka nisur prokurori Cezary Mihailzcuk.