Dëshmitari i 76-të në Hagë, përkrahës i LDK-së: Pretendon se ishte ndaluar nga UÇK-ja - NACIONALE

Dëshmitari i 76-të në Hagë, përkrahës i LDK-së: Pretendon se ishte ndaluar nga UÇK-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dëshmitari i 76-të në rastin e krerëve të UÇK-së është përkrahës i LDK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Speciale.

Sipas tyre, ky përkrahës ishte ndaluar e keqtrajtuar nga UÇK-ja. Kurse, një familjar i tij ishte gjetur i vdekur.

Njoftimi:

Dëshmitari tjetër i Prokurorisë është dëshmitari i mbrojtur W04445, i cili do të dëshmojë përmes videolidhjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar dhe i afërmi i tij kanë përkrahur LDK-në. Më 1998, anëtarë të UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, kufoma e të cilit u gjet më vonë atë vit. Gjithashtu, në të njëjtin vit, dëshmitari u mbajt i ndaluar dhe u keqtrajtua nga anëtarët e UÇK-së.

Lajme të ngjashme