Dëshmitari Halim Berisha e pranon: Në vitin 2006 kam kërkuar azil në Francë - NACIONALE

Dëshmitari Halim Berisha e pranon: Në vitin 2006 kam kërkuar azil në Francë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Dëshmitari Halim Berisha në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së e ka konfirmuar se në vitin 2006 kishte kërkuar azil në Francë.

Megjithtë, ai e ka mohuar të ketë kërkuar azil për rastin që dëshmoi në Gjykatën Speciale.

“Po. 2006 Jo, nuk e kam mbështetur në çështjet që po dëshmoj. Se atëherë nuk kam pasur as ftesë, nuk jam marrë në pyetje nga kjo Gjykatë”, tha ai, raporton Nacionale.

Halim Berisha, ish-pjesëtar i UÇK-së në zonën e Llapit, është dëshmitari i 87-të në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Berisha në fillim ishte intervistuar si i dyshuar nga Prokuroria e Specializuar në Hagë, e më pas në cilësinë e dëshmitarit.

Halim Berisha kishte dëshmuar edhe në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës. I njëjti pretendon se një viktimë e dorëzoi në Zllash te Mustafa, dhe i njëjti person më pas u gjet i vrarë.

“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 86-të të Prokurorisë W01129, sot nisi dëshmia e dëshmitarit të ri të ZPS-së, Halim Berisha. Sipas Prokurorisë, në prill të vitit 1999, Berisha kishte shoqëruar një person në kompleksin Zllash në Kosovë dhe më vonë kishte mësuar për vdekjen e këtij personi. Kjo dëshmi po bëhet përmes videolidhjes ndërsa dëshmitari ndihmohet nga një mbrojtës kujdestar”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Berisha ishte përmendur nga Dritan Goxhaj në një letër të gjatë, ku drejtonte akuza për dëshmitarët në rastin e Calit.

Lajme të ngjashme