Dëshmitari 6 fillon dëshminë: I ndryshon disa deklarata që i ka dhënë më herët
Në Dhomat e Specializuara të Hagës ka filluar dëshmia e dëshmitarit numër 6.
Prokurori gjatë pyetjeve fillestare ka bërë të ditur se dëshmitari ka kërkuar disa ndryshime në deklaratat që ka dhënë më herët për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Dëshmitari ka folur për 2 persona, njëri prej të cilëve ishte i rrahur. Por që në momentin që po tregonte detaje, seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar.
Nacionale sjell bisedën:
Prokurori: Në seancën përgatitore me ZPS-në ju bëtë disa sqarime dhe kërkuat disa ndryshime?
Dëshmitari: Po
Prokurori: Dhe këto ndryshime janë pasqyruar në një shënim që iu lexua juve?
Dëshmitari: Po
Prokurori: A konfirmoni se ajo që ju lexua në atë shënim reflektonte plotësisht ndryshimet e propozuara?
Dëshmitari: Po
Prokurori: Në varësi të ndryshimeve dhe duke marrë parasysh këto ndryshime, dëshmia që keni dhënë prokurorisë a është ajo që do t’i thoni gjykatës sot kur të pyeteni për ato pyetje?
Dëshmitari: Po
Prokurori: Kur u ndalua personi 2, a e ka parë personi 1?
Dëshmitari: Po
Prokurori: Personi 2 a të ka thënë ty në çfarë gjendje ishte personi 1 kur janë takuar?
Dëshmitari: Jo në gjendje të mirë
Prokurori: Çfarë të ka thënë?
Dëshmitari: I rrahur.
Prokurori: Personi 2 a të ka dhënë ndonjë përshkrim për të përshkruar se në çfarë gjendje ishte situata e personit 1 pas rrahjeve?
Dëshmitari: jo