Dënimi i Shalës, Musliu: UÇK-në nuk mund ta zbehë askush - NACIONALE

Dënimi i Shalës, Musliu: UÇK-në nuk mund ta zbehë askush

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale që dënoi Pjetër Shalën me plotë 18 vite burg.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu tha se sot “vendosi drejtësia e të fortit”. Kjo, sipas Musliut,” vetëm drejtësi nuk mund të quhet.”

Musliu tha më tej se fryma e lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të zbehet.

Postimi:

“JO NË EMRIN TIM!!!

Gjykata Speciale dënoi sot me 18 vite burg, Pjetër Shalën!

Sot vendosi drejtësia e të fortit e drejtësia e të fortit vetëm drejtësi nuk mund të quhet.

Në ditë si kjo vetëm fakti që i kam thënë JO kësaj gjykate famëkeqe me ngushëllon.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës po sfidohet rënd nga procese të montuara politike, por shkëlqimin e UÇK-së nuk mund ta zbehë askush. UÇK është farkuar në zemrat e çdo shqiptari! STOP PADREJTËSISË NË EMER TË POPULLIT! RRNOFTË UÇK-ja!”- ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Lajme të ngjashme