Demush Krasniqi i përshëndeti krerët e UÇK-së në seancë, Prokuroria e kundërshton: Kush ta kërkoi? - NACIONALE

Demush Krasniqi i përshëndeti krerët e UÇK-së në seancë, Prokuroria e kundërshton: Kush ta kërkoi?

2 javë më parë

nga NACIONALE

Dëshmitari Demush Krasniqi me të hyrë në seancën e Speciales, i ka përshëndetur krerët e UÇK-së.

Këtë tha se ia kanë kërkuar miqtë, gjë që nxiti reagimin e ZPS-së.

“Kur e kam marrë ftesën për të ardhur këtu e për të dëshmu si ish-UÇK-“Kur e kam marrë ftesën për të ardhur këtu e për të dëshmu si ish-UÇK-së kam pas shumë mysafir, me kanë përcjellë shumë veteran e në mesin e tyre kisha edhe të fshatrave përreth dhe porosia e tyre ishte që unë personalisht t’i përshëndes krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe deputetin Rexhep Selimin. Ma dhanë këtë porosi miqtë, shokët që unë këtë ta përcjelli dhe se di a muna ta përcjelli ashtu siç me kanë porositur”, së kam pas shumë mysafir, me kanë përcjellë shumë veteran e në mesin e tyre kisha edhe të fshatrave përreth dhe porosia e tyre ishte që unë personalisht t’i përshëndes krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe deputetin Rexhep Selimin. Ma dhanë këtë porosi miqtë, shokët që unë këtë ta përcjelli dhe se di a muna ta përcjelli ashtu siç me kanë porositur”, tha dëshmitari Krasniqi.

Më pas, lidhur me këtë prokurori pyeti dëshmitarin se kush ishin këta miqtë që e porositën në këtë lloj mënyrë. Dëshmitari tha që ata që e përcjellën për të ardhë në Hagë.

Tutje, prokurori pyeti se a iu kujtohen emrat e atyre personave që ia dhanë këtë porosi si dhe a i thanë atij se çfarë duhet të dëshmojë.

“Ishin miq të mi. Ishte dëshira ime që ta përcjelli këtë mesazh”, tha dëshmitari duke shtuar se ai vetë e kishte bërë publike që do të shkonte në Hagë.

Me kaq përfunduan pyetjet e prokurorit për dëshmitarin, mirëpo përpara kësaj, atij iu prezantua një dokument në të cilin ishte emri i tij ku shkruhej ‘Vërejtje për shkak të mungesave’. /BetimiPërDrejtësi

Lajme të ngjashme