Dejan Jevtiq, dëshmitari i 39-të në rastin e krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Dejan Jevtiq, dëshmitari i 39-të në rastin e krerëve të UÇK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dejan Jevtiq është dëshmitari i 39-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai dyshohet të ketë qenë i ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së, dhe është mbajtur në Budakovë.

Nacionale sjell përgjigjet e tij pa ndërhyrje:

Prokurori: Në kohën e rrëmbimit a ishte ndonjëri pjesë e Policisë?

Dëshmitari: Jo, asnjëri prej nesh nuk kishte asnjë lidhje me policinë apo ushtrinë serbe.

Prokurori: Ju përmendët dy shqiptarë që ju kanë arrestuar në korrik të 1998, Shukri Gashi dhe Sokol Kabashi. Ku jetonte Shukri Gashi në atë kohë?

Dëshmitari: Në atë kohë Shukri Gashi jetonte në Muhlan, kurse Sokol Kabashi në Krushicën e Poshtme.

Prokurori: A e dinin këta persona që ju nuk ishit pjesë e ushtrisë apo policisë serbe?

Dëshmitari: Natyrisht se e dinin.

Prokurori: A mund të largoheshit nga ai vend ku iu mbanin?

Dëshmitari: Jo, sepse i kishim duart dhe sytë e lidhur dhe kishte shumë ushtarë.

Prokurori: A iu kanë dhënë bukë dhe ujë në Budakovë?

Dëshmitari: Jo asnjëherë.

Prokurori: Si ndiheshit përgjatë asaj kohe që iu mbajtën në Budakovë?

Dëshmitari: Torturë. Mendimi i vetëm ishte nëse do të mbijetonim apo jo.

Lajme të ngjashme