Dedaj: Shumë individë në LDK kanë tentuar ta denigrojnë luftën heroike të UÇK-së
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë.
Ai është pyetur për kritikat që anëtarë të LDK-së ia bënin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dedaj ka thënë se shumë anëtarë të LDK-së kanë bërë propagandë kundër UÇK-së.
Nacionale sjell përgjigjet pa ndërhyrje:
Avokati: A ekzistonin këto mospajtime edhe para daljes së UÇK-së?
Dedaj: Ka pasur përçarje, sepse disa individë besonin që Kosova nuk mund të zjgjidhet vetëm me konferenca shtypi por edhe me organizim aktiv.
Avokati: A është e vërtetë që personat që kërkonin qasje më agresive, a i morën me vete dhe i dërguan konfliktet e LDK-së në UÇK?
Dedaj: E di se ishte nevojë imediate që t’i përgjigjemi invazionit serb në Kosovë.
Avokati: Është një buletin i cili është botuar nga LDK-ja më 24 shtator 1998, një ditë pas lirimit tuaj. Këtu citoheni ju duke thënë se “mendoj që çdo vend ka të drejtën të ketë forcat e armatosura”. A pasqyron pozicionin tuaj?
Dedaj: Po.
Avokati: Më 24 shtator 1998 a ishte UÇK-ja një forcë ushtarake që funksiononte në kuadër të institucioneve legjitime në atë kohë?
Dedaj: Institucionet e Kosovës në Prishtinë ishin ato të cilat ishin përcaktuar për zgjidhjen paqësore dhe nuk i kanë afru bashkëpunimin e duhur UÇK-së që ajo të jetë në kuadër të institucioneve të atëhershme.
Avokati: Zyrtarët apo politikanët që flisnin kundër UÇK-së a ishin edhe të LDK-së?
Dedaj: Ishin të partive të ndryshme, sepse në UÇK ka pasur anëtarë të të gjitha partive, edhe anëtarë të Partisë Liberale të Kosovës. Ka pas edhe individë, më shumë në LDK se ka qenë partia më e madhe, që kanë bërë propagandë anti UÇK-së që kanë tentuar me denigru luftën heroike.
Avokati: Kur u ndaluat nga UÇK-ja një prej gjërave që menduan ishte se dikush mund të kishte shkuar për ç’armatimin?
Dedaj: Ka dikush, ka mundësi të kenë dyshuar, edhe dikush nga delegacioni ka folur për këtë temë. Nuk përjashtohet kjo mundësi.