Daut Haradinaj: Parlamenti është vendi që duhet t’i kërkojë llogari Gjykatës Speciale - NACIONALE

Daut Haradinaj: Parlamenti është vendi që duhet t’i kërkojë llogari Gjykatës Speciale

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar që legjislatura e ardhshme e Kuvendit të bëjë më shumë për të akuzuarit në Hagë.

Ai ka thënë se Parlamenti është vendi që duhet t’i kërkohet llogari Gjykatës Speciale.

Postimi:

Bashkë me kryetarin e degës së Aleancës në Shtime, Mensur Neziri dhe me miqtë e mi Arton Demhasaj dhe Kushtrim Xhemaili, kandidatë per deputetë, takuam kryetarin e sapozgjedhur të OVL-UÇK në Shtime, Isak Musliu, si dhe kolegët e tij nga strukturat e sapozgjedhura!

Janari gjithmonë na rikujton tragjedinë më të madhe, aktin më makabër të Serbisë – masakrën e Reçakut. Diskutuam për kërkesat dhe nevojat e veteranëve, të cilat janë të një rëndësie dhe urgjence të menjëhershme. U garantuam mbështetje të pakompromis për të gjithë veteranët!

Ajo që u vërejt gjatë takimit ishin kërkesa shumë të arsyeshme dhe besoj që me vendosmërinë tonë do të ndodh plotësim-ndryshimi i Ligjit për Veteranët.

Po ashtu u dakorduam që legjislatura e ardhshme të jetë më e zëshme rreth trajtimit dhe akuzave në Gjykatën Speciale. Parlamenti është vendi që i dha mandat kësaj gjykate dhe Parlamenti është vendi ku duhet kërkohet llogari.

I kuptoj ata që e votuan këtë Gjykatë por ka prej atyre që nuk e votuan dhe janë të gatshëm ta ngrisin zërin e së vërtetes.

Lajme të ngjashme