Dallaveret me rezervën shtetërore, Prokuroria Speciale e intervistoi ish-sekretarin e MINT si të pandehur - NACIONALE

Dallaveret me rezervën shtetërore, Prokuroria Speciale e intervistoi ish-sekretarin e MINT si të pandehur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale sot e ka intervistuar ish-sekretarin e Ministrisë së Tregtisë, Irfan Lipovica.

Lajmin e ka konfirmuar Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

“I nderuar, Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se z.Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Rezervat shtetërore”. Derisa rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera, publiku do të njoftohet me kohë”, tha Luta.

Për këtë rast ishte intervistuar edhe ministrja, Rozeta Hajdari.

Lajme të ngjashme