Besnik Bislimi del para Gjykatës: Nis seanca për rrahjen në Kuvend
Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ministri i Financave, Hekuran Murati, janë shfaqur në seancë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Bislimi si i dyshuar e Murati si viktimë, janë paraqitur për rrahjen në Kuvendin e Kosovës.
Në seancë janë edhe deputetët Mërgim Lushtaku e Hajdar Beqa.
Seanca ka filluar.
Muaj më parë në Kuvendin e Kosovës pati një rrahje masive, ku u përfshin deputetë e zyrtarë të qeverisë.
