Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur - NACIONALE

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati Besnik Berisha ka hedhur poshtë raportimet se Enver Sekiraqa është arratisur.

Lidhur me rastin, avokati Berisha ka kritikuar reagimet e politikanëve duke thënë se “nuk mund të ketë gjykim të drejtë në një ambient si ky”.

Ai ka bërë të ditur se nesër do të zbulojë detaje të tjera për rastin.

Postimi i plotë:

Sa me shume reagime nga politikanet per rastin e Enver Sekiraqes, aq me shume shtohet bindja se ai nuk mund te kete gjykim te drejte ne nje ambient si ky.

Nuk fitohen zgjedhjet duke bere gjyqtarin ne Facebook!

Meqe ra fjala, Enver Sekiraqa nuk eshte arratisur, ndaj mos i kryqezoni ata qe e kane lene te lire, e mos i lavderoni as ata qe ne shkelje te ligjit dhe kushtetutes e kane urdheru masen e paraburgimit.

Per me shume detaje, flasim here tjeter

Çka ndodhi?

Të dielën, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Enver Sekiraqa prej dy ditësh nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

PK për Gazetën Nacionale ka njoftuar se kishin marrë urdhër nga Gjykata e Apelit për të sjellë Sekiraqën në paraburgim, krejt kjo pasi që këtij të fundit i ka ndryshuar masa e sigurisë.

“Policia e Kosovës, bazuar në aktvendimin e pranuar të Gjykatës së Apelit, të datës 17.05.2024, për ndryshim të masës së sigurisë së të pandehurit Enver Sekiraqa, sipas procedurave dhe mandatit të saj ligjor i ka dërguar ftesën të njëjtit, mirëpo i njëjti nuk është hasur në vendbanimin e tij në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ Prishtinë. Meqë i njëjti nuk është hasur në shtëpi, Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kompetent, ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, mirëpo i njejti nuk është hasur në shtëpi.” – thuhet në njoftim.

Po ashtu sot me datën 18.05.2024, për të zbatuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, ku i dyshuari duhet të dërgohet në paraburgim, zyrtarët policorë e kan kërkuar të njejtin, por nuk e kan hasur në shtëpi. Veprimet e mëtejme policore, do të bazohen në procedurat e parapara ligjore, aktvendimin dhe rekomandimet e organeve të drejtësisë. Njëkohësisht Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale policore, ndaj të pandehurit.” – kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

E avokatja e Sekiraqës, Kosovare Kelmendi për Kallxo.com, e ka konfirmuar se Policia s’po e gjejnë Sekiraqën, por e njejta ka thënë se se di nëse kjo është një arratisje.

“Unë nuk mund të konfirmoj, kjo quhet arrati por nuk mund të konfirmoj se është arrati sepse nuk kam informacione, pikë jo kontektuese është se policia nuk e ka gjetë në shtëpi, këtë e di e pashë edhe prej portaleve por që është në arrati këtë nuk e di. Nuk kam asnjë informacion”- tha Kelmendi për KALLXO.com.

Lajme të ngjashme