Bedri Krasniqi lirohet nga akuzat për vrasjen e policëve në Podujevë - NACIONALE

Bedri Krasniqi lirohet nga akuzat për vrasjen e policëve në Podujevë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Bedri Krasniqi është shpallur i pafajshëm për akuzat për vrasjen e një polici të UNMIK-ut dhe një pjesëtarit të Policisë së Kosovës në vitin 2004 në Podujevë. Ndërsa i akuzuari tjetër, Arben Dizdari është dënuar me tetë vitet burgim për veprën penale "ndihmë në vrasje".

Vendim është marrë nga kryetari i trupit gjykues në këtë rast, Arben Hoti.

Hoti ka treguar arsyetimin e aktvendimit, duke thënë se i akuzuari Krasniq nuk ishte në skenën e krimit në ditën e ngjarjes.

Deklaratat e Shkumbin Mehmetit bijne ne kontradikte me njera tjetren. Nuk e ka permendur ne fillim, por me vone… provat e gjetura nuk e kane implikuar Bedri Ktasniqin. Deshmia e Kelmendit nuk ka baze provuese sepse me shume bazohet ne intuite” – ka thënë gjyqytari Hoti.

Bedri Krasniqi s’ishte ne skenen e krimit, diten e ngjarjes. Rrjedhimisht s’ka qene pjesemarres.” – ka thënë tutje ai.

Ndërsa i akuzuari tjetër, Arben Dizdari është shpallur fajtor për veprën penale ndihmë në vrasje dhe është dënuar me tetë vite burgim, dënim ky që do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Përndryshe, Bedri Krasniqi do të vazhdojë të vuaj dënimin me burg për shkak se është i dënuar me 27 vjet burg për një rast tjetër, konkretisht në rastin e vrasjes së policëve Sabahte Tolaj dhe Jusuf Haklaj.

Vrasja e policëve në Podujevë më 2004

Sipas raportimit të Betimit për DrejtësiProkuroria e EULEX-it, më 21 korrik 2017 kishte ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve Bedri Krasniqi, Alban Dezdari, Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, për shkak të kryerjes së veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje në tentativë”.

“Sipas aktakuzës, katër të akuzuarit më 23 mars 2004 në Podujevë, në bashkëkryerje me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin dhe Shkumbin Mehmetin, kishin sulmuar një patrullë të UNMIK-ut, të cilët ishin duke patrulluar afër fshatit Shakovicë.”

“Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit kishin qëlluar me armë së paku 108 herë në drejtim të automjetit dhe katër pasagjerëve të saj, duke privuar nga jeta zyrtarin policor të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtarin policor të Kosovës, A.Rr, të cilët kishin qenë duke i kryer detyrat e tyre të mbrojtjes së rendi ligjor.”

“Lëndime nga plumbat e shkrepur kishin pësuar zyrtari i Policisë së Kosovës, Basri Mulliqi dhe përkthyesi i UNMIK-ut, Ramë Zeneli. Sipas aktakuzës, të akuzuarit qëllimisht kishin rrezikuar jetën e më shumë personave, të cilët ishin në automjete që vinin prapa veturës së UNMIK-ut, duke vepruar për motive nacionaliste dhe qëllimisht kishin kryer këto dy vrasje.” – raporton Betimi për Drejtësi.

Lajme të ngjashme