Bastisje dhe arrestime për keqpërdorim të pronës publike: Shoqërohen në polici pesë persona - NACIONALE

Bastisje dhe arrestime për keqpërdorim të pronës publike: Shoqërohen në polici pesë persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zhvilluar sot një aksion të gjerë hetimor në disa lokacione të vendit, duke bastisur zyrat e dy institucioneve shtetërore dhe disa lokacione të tjera të dyshuara për përfshirje në keqpërdorim të pronës publike.

Aksioni u zhvillua mbi dyshimet për transferim të kundërligjshëm të pronës publike në pronësi private, përmes një aktgjykimi të falsifikuar. Prona e përfshirë në rast ndodhet në Veternik të Prishtinës, dhe sipas hetimeve, i takon Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), përkatësisht ndërmarrjes shoqërore RTP.

Gjatë aksionit janë bastisur dhe kontrolluar zyrat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Agjencisë së Arkivave të Kosovës, si dhe disa lokacione të tjera në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.

Si rezultat, policia ka shoqëruar për intervistim pesë persona me inicialet M.B., V.B., B.Sh., M.B. dhe Z.Sh., nga të cilët disa janë arrestuar pas intervistimit, mbi dyshimet për përfshirje në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim, ndërkohë që ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që dëmtojnë interesin publik dhe pasurinë shtetërore.

Lajme të ngjashme