Babai i Granit Xhakës pjesë e protestës në Hagë: Po tentohet të dënohet historia jonë e lavdishme - NACIONALE

Babai i Granit Xhakës pjesë e protestës në Hagë: Po tentohet të dënohet historia jonë e lavdishme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkatdhetar nga vendet e ndryshme të Evropës, po protesojnë në Hagë kundër gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në mesin e të pranishmëve është parë edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistit, Granti Xhaka.

Xhaka ka folur para protestuesve duke thënë se po tentohet të dënohet historia e lavdishme.

Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezerit tonë. Këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohen të gjykohen luftëtarët e lirisë. Të nderuar bashkatdhetar këtu po tentohet të dënohet historia jonë e lavdishme.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, gjyqi ndaj ish-krerëve ka filluar në ora 10:00 dhe tash aktualisht janë në pauzë.

Lajme të ngjashme