Avokati Keohe: Thaçit i është refuzuar kontakti me familjarët në 17 ditët e fundit - NACIONALE

Avokati Keohe: Thaçit i është refuzuar kontakti me familjarët në 17 ditët e fundit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka komentuar në nisje të seancës për zhvillimet me vizita e komunikime.

Ai ka thanë se Thaçit i është pamundësuar kontakti me familjarët në 17 ditët e fundit.

“Klientit tim i është refuzuar kontakti me familjarët në 17 ditët e fundit. Kërkoj një zgjidhje të paktën të flas në telefon, me zoom. Nuk është zbatuar urdhri, për 17 ditë i është refuzuar kontakti me familjarët”, tha ai, raporton Nacionale.

Gjyqtari deklaroi më tutje se vendimi që e kanë marrë të premten do të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Lajme të ngjashme