Arrestohet një i dyshuar për krime lufte - NACIONALE

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person me inicialet Z.S. është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.

Arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Njoftimi:

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte

Prishtinë, 23 mars 2026 - Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar Z.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999.

Brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, Prokuroria Speciale do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim.

Lajme të ngjashme