Arrestohet edhe një i dyshuar për Krime Lufte: Ishte komandant në Nën Stacionin e Policisë, në rrethinë të Istogut
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se e kanë arestuar një person në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut.
I njejti dyshohet për Krime Lufte gjatë viteve 98-99, kur mbante pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rokosh të Istogut.
E plotë:
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), kanë arritur që sot, më 05.08.2023, rreth orës 12:30, në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Ž.Z., viti i lindjes 1954, i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut.
I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999 ka pasur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të Komunës Istogut. I njëjti është sjell në zyrat e DHKL-së ku pritet të intervistohet në cilësi të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës.