Arrestohet 20-vjeçari nga Peja, policia i gjeti armë e fishekë
Zyrtarët e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës kanë arrestuar një person për posedim të armëve.
Sipas policisë më datë 19 dhjetor 2022 rreth orës 12:00, Hetuesit e Stacionit Policor Pejё, kanё pranuar informacion se njё person nё njё lokal nё rrugën “ Vёllёzёrit Gёrvalla” nё Pejё, posedon armё.
I njejti sipas policisë dyshohet për veprën penale “Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”.
E pas gjetjes së lokacionit për të dyshuarin, policia menjëherë ka dalë nё atё lokacion, pas kontrollit tё personit tё dyshuar tek i njëjti ёshtё gjetur dhe sekuestruar:
· Njё (1) Armё (pistoletё) · Gjashtё (6) fishekё cal. 9mm· Njё (1) karikator i sё njëjtës armё Policia ka arrestuar tё dyshuarin:
· A.G. i lindur me 2002
I dyshuari pas intervistimit me urdhër tё Prokurorit tё shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
