Arben Vitia pranon se u intervistua nga Prokuroria Speciale - NACIONALE

Arben Vitia pranon se u intervistua nga Prokuroria Speciale

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar që është intervistuar nga Prokuroria Speciale, ani pse nuk pranoi që të jap më shumë detaje.

“Shumë shpejtë besoj që do të sqarohet dhe nga Prokuroria Speciale dhe nga unë”, tha ai.

Vox: Faton Peci qe dy orë në Prokurorinë Speciale

Vox Kosova raporton se Faton Peci prej dy orësh ndodhet në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

“Sipas informacioneve të VOX Kosova, Peci është brenda objektit të organit më të lartë të akuzës në Kosovë që nga ora 09:30 në mëngjes. Ende nuk dihet nëse ai është duke u intervistuar atje”, shkruan Vox.

Në cilësinë e Ministrit të Bujqësisë, Peci vitin e kaluar ishte marrë në pyetje për disa orë rresht si i dyshuar nga Prokurorët Specialë. Intervistimi ndodhte pas bastisjeve që ishin kryer në katër lokacione në lidhje me kontratën për dhënien me qira të Fabrikës për mbetjet shtazore.

Peci kishte nënshkruar një nga kontratat me më së shumti shkelje ligjore me kompaninë LIP KS & IT për t’ia dhënë me qira fabrikën e nënprodukteve shtazore. Me këtë kontratë, dyshohet se i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit 60 milionë euro.

Lajme të ngjashme