Aksidenti me dy të vdekur në Suharekë: Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje të reja për aksidentin me fatalitet që ndodhi në Shirokë të Suharekës.
Policia ka bërë të ditur se dy personat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Suharekë 28.04.2024, 17:30. E dyshuara femër kosovare deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e saj, nga pakujdesia kalon në shiritin e kundërt të rrugës dhe goditet me motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës si dhe viktima (pasagjeri që gjendej në motoçikletë) mashkull kosovar kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit të mjeku kujdestar, kurse lëndime trupore kishin pësuar dy viktima femra kosovare, pasagjere në veturë. Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor ku njëra është liruar, ndërsa tjetra është ndalur për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.