30 ditë arrest shtëpiak ndaj zëvendëssekretarit të MMPHI-së, Izedin Bytyqi - NACIONALE

30 ditë arrest shtëpiak ndaj zëvendëssekretarit të MMPHI-së, Izedin Bytyqi

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Zëvendës Sekretarit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqit, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës

Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, konfirmoi rastin nga “Betimi për Drejtësi“,

Bytyqi u arrestua të martën pas një aksioni të PSRK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në objektin e MMPHI-së.

Prokuroria njoftoi të martën se i pandehuri tjetër Naser Hafizi, që dyshohet për “Keqpërdorim të detyrës e autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”, nuk është gjetur në vendbanimin e tij.

Lajme të ngjashme