Vrasja e të riut nga Kukësi, Kobra para gjykatës: Kanë qenë mbi 30 të Iëndumë po s’kanë ardhë me dëshmu se shumica të martumë
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt seanca gjyqsore ndaj Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra”, si dhe 4 të akuzuarve të tjerë Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli.
Kujtojmë se ndaj këtyre personave PSRK-ja me 20 shkurt të 2024 kishte ngritur aktakuzë lidhur me vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren, me datë 3 janar të vitit 2023.
Sot, Prokurorja Speciale Florije Shamolli tha se do të vërtetohet se të akuzuarit kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkohen.
Dibran Hoxha, nuk e pranoi fajsinë dhe ndër të tjerash kërkoi që kushdo që e sheh seanca nga mediat të lajmërohen edhe palët tjera të dëmtuara dhe të sqarojnë situatën se si ka ndodhur.