Tash edhe po e thyejnë - Halli 7-vjeçar i banorëve të fshatit më të madh në Ferizaj me çerdhen publike
Në fshatin Greme të Ferizajt, është ndërtuar një çerdhe qysh me 15 nëntor të vitit 2016 por deri më tani nuk ka qenë funksionale asnjëherë.
Ani pse është bërë gati me të gjitha investimet, ajo dy herë është dëmtuar e demoluar nga persona të panjohur.
Vesel Veseli, banor i këtij fshati thotë se kjo për mosfunksionalizimin e çerdhes i ka fajet komuna.
“Ma mirë e kanë lanë me nejt qenët endacak, hajdudët, me u keqpërdorë.. se sa me ja dhanë dikujt për shfrytëzim”.
E një banore tjetër e këtij fshati prapa kamerës na tha se fëmijët e tyre po detyrohen ti dërgojnë në vende më të largëta.
“Asgjë nuk kanë bë, ka mbet kështu. Fëmijët po i mbajmë zhag, tu i dërgu herë në Ferizaj e ku po mundemi”.
Nacionale ka kontaktuar edhe me drejtorin e DKA-së së Feizajt, Afrim Llabjani për të marrë përgjigje.
VIDEO: