“Shteti po na detyron me u vra mes veti apet”: Ia morën jetën për 1 metër dru dhe u dënuan me 9 vjet burg - NACIONALE

“Shteti po na detyron me u vra mes veti apet”: Ia morën jetën për 1 metër dru dhe u dënuan me 9 vjet burg

1 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Arton Rexhepi, djali i viktimës Shaip Rexhepi ka rrëfyer për Gazetën Nacionalen në lidhje me vrasjen e babait të tij nga kushëri, i njëjti ka kërkuar drejtësi.

Në intervistë i njëjti ka thënë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mali, të cilin e kishin shitur për Agim Berishën dhe me më pas të akuzuarit i kishin marrë drutë nga Berisha, duke i thënë që duhet me ardh Shaipi për t’i marrë.

Artoni ka thënë për Nacionalen se për malin në fjalë kanë tapi dhe se çdo dokument që është në pronë të tyre.

Ai gjithashtu ka rrëfyer edhe momentin kritik, ku në atë mes kishte mbetur i vdekur babai i tij dhe i plagosur djali i axhës.

Ndër të tjera, Artoni ka folur edhe prokurorin dhe hetuesit policor.

“Krejt puna është se kjo është e padrejtë. Kërkojmë drejtësi. Prokurori është se me qenë vëlla i tyre, a naj axhë i tyre. Më së shumti që e akuzojë këtu është policin Zymer Haliti. Ai i ka ndërruar krejt deklaratat, i ka ndërru krejt provat, i ka ndërru të gjitha gjërat qa kan bo e policin, vëllaun e dorasit.” – ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka apeluar tek Gjykata e Apelit se nëse edhe një herë rasti shkon në rigjykim, le të marrin masa më të ashpra dhe më të drejta.

Për Gazetën Nacionale ka folur edhe avokati i familjes se të ndjerit, Berat Tmava, ku i njëjti ka treguar se do të bëjnë ankesë në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ai gjithashtu treguar se do të kërkojë që rasti të trajtohet në gjykata të tjera të Kosovës dhe jo në Prishtinë.

Lajme të ngjashme