“Shtag të lopëve të kisha ra...”: Mbahet seanca për kontekstin pronësor mes Veliut dhe familjarëve të deputetes Pacolli - NACIONALE

“Shtag të lopëve të kisha ra...”: Mbahet seanca për kontekstin pronësor mes Veliut dhe familjarëve të deputetes Pacolli

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së hënë është mbajtur seanca gjyqësore lidhur me një kontekst pronësor mes Ismajl Veliut, një burrë 90 vjeçar nga Komuna e Prishtinës i cili tash e dy vjet thotë se është në hall të madh.

Një tokë të cilën thotë se e ka blerë qysh para luftës, tashmë po i kontestohet, ndonëse sipas tij, e dinë i gjithë fshati (Llajshefc), se tokën në fjalë Ismajli e kishte përdorur në mënyrë të papenguar tash e më shumë se 30 vjet.

Madje për ai i ka thënë Nacionales se për këtë po kërcënohet nga familja e deputetes Fitore Pacolli, konkretisht nga Ramiz Pacolli e Blerim Pacolli.

Gazetarja e Nacionales ka ndjekur sot seancën e mbajtur ku ishin pjesëmarrës Blerim Pacolli, vëllai i deputetes Pacolli si dhe babai Ramizi, gjithashtu edhe personi për të cilin Isjamli thotë se e ka kërcënuar.

Ndiqni videon e plotë:

Lajme të ngjashme