'Serbia' dhe 'Kosova' nënshkruajnë "marrëveshje", por 10 minuta më vonë ndahen mes Bidenit dhe Trumpit - NACIONALE

'Serbia' dhe 'Kosova' nënshkruajnë "marrëveshje", por 10 minuta më vonë ndahen mes Bidenit dhe Trumpit

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Ajo që për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq po është e pamundur të arrihet, është arritur mes dy politikanëve të tjerë kosovaro-serb, kryetarët e partive republikane Faton Kurti dhe Nikola Sanduloviq.

Kurti dhe Sanduloviq nënshkruajtën të hënën në mëngjes në një dhomë hoteli në një lagje një marrëveshje “Njohje reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane, hyrje të përbashkët në BE dhe NATO”, me ç’rast partitë u betuan për bashkëpunim në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sanduloviç në serbisht që nuk e kuptonin gazetarët kosovarë dhe Kurti në shqip që nuk e kuptonin gazetarët serb, folën me një gjuhë duke u pajtuar që “formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe” e njohur si Zajdenica është gjë e tmerrshme për shtetin e Kosovës por edhe për serbët lokal që jetojnë në Kosovë dhe se krimet e bëra gjatë luftës së fundit në Kosovë duhet të zbardhen dhe se Serbia do të ishte mirë që para se të kërkoj favore të kërkonte falje për krimet e bëra.

Kur konferenca përfundoi, u ula me të dy kryetarët për t’i bërë disa pyetje të cilat lidhen me politikën amerikane. Meqënese edhe flamurin amerikan e kishin në mes të flamujve të Kosovës dhe Serbisë në konferencën e përbashkët.

Dhe pikërisht politika amerikane ishte ajo që ndau dy politikanët.

Kurti me Trumpin

Republikanët e Kosovës i drejton për momentin Faton Kurti. Si parti politike nuk kanë marrë pjesë në asnjë palë zgjedhje. Po tentojnë që ta bëjnë këtë në zgjedhjet e ardhshme.

“Jemi duke u marrë me organizimin e degëve dhe do të marrim nënshkrimet”, më thotë Kurti.

Kur e pyes nëse si republikan ka besim që Partia Demokratike në SHBA me president Joe Biden do të arrijë të bëjë një marrëveshje, ai ka dyshimet e tija. Menjëherë më përmend ish-presidentin amerikan Donald Trump.

“Vetëm republikanët do të arrijnë të bëjnë një marrëveshje të barabartë. Vetëm Trump ka arritur që të bëjë një marrëveshje duke i trajtuar palët si të barabarta”, thotë Kurti.

Kur e pyes sërish për Biden, ai thotë se ndoshta ai si president nuk e ka si prioritet Kosovën.

Sanduloviç republikan po, ama jo me Trumpin

Partia Republikane e Serbisë e drejtuar nga Nikola Sanduloviç ka një histori më të gjatë sesa republikanët e Kosovës. Ata kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe presidenciale në Serbi por nuk kanë marrë shumë vota.

Nuk janë faktor politik në Serbi, edhe pse famën e kanë shumë të madhe atje, sidomos pas deklaratave bombë të Sanduloviçit në Kosovë që lidhen me krimet serbe gjatë luftës dhe idesë së tij për ta pranuar pavarësinë e Kosovës.

Sanduloviç është i bindur që me një sistem që sipas tij “i ngjanë atij të Millosheviqit” është e zorshme që Serbia të ecë para në raport me Kosovën.

Por për dallim prej Kurtit që beson se demokratët nuk do të munden të arrijnë ndonjë marrëveshje Kosovë-Serbi, Sanduloviç beson që Joe Biden dhe administrata e tij mund ta arrijnë një marrëveshje më të mirë sesa Partia Republikane.

“Trump e provoi por rezultoi me një afrim të Grenellit me Vuçiqin”, thotë Sanduloviç.

Kur e pyes ta komentojë qëndrimin e kundërt të Kurtit për këtë temë, ai jep një përgjigje interesante, që mund ta gjeni në video:

Lajme të ngjashme