Rasti i EXFISIT në Pejë: Rozeta Hajdari ia lexon gazetares kriteret, Besarta e ballafaqon në ambientet e Ministrisë
EXFIS - rrjeti i njohur i karburanteve në Kosovë, njëherit që figuron edhe në mesin e donatorëve të partisë Vetëvendosje, prej kohësh operon në një pikë (vend) – jashtëligjshëm në Pejë. Ministrja Rozeta Hajdari, ‘operatori në fjalë i ka plotësuar të gjitha kriteret për licencim)
Gazeta Nacionale, raportoi ekskluzivisht para tri jave, rreth ngritjes së një aktakuze ndaj një pronari të një pompe derivatesh (Eko Green, pronari Gani Veselaj), pikat kyçe të së cilës ishin se objekti operon pa leje dhe është në një zonë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.
Kur Gazeta Nacionale kishte trajtuar këtë temë, pyetje kishte nisur edhe në adresë të Ministrisë së Tregtisë, por që atëherë, përgjigje nuk morëm.
Përvec kësaj, ministren në detyrë Rozeta Hajdari, e kemi pyetur në një konferencë për media, ku kishte mohuar të ketë informacione për këtë rast, por i kërkoi gazetares, Besarta Hoti , që pyetjet t’ia dërgojë drejtpërdrejt Kabinetit të saj.
Pavarësisht se Nacionale ka dërguar pyetjet në kabinetin e saj, nuk mori përgjigje, tek deri sot, vetëm pasi që të njëjtës i bëmë presion në oborrin e kuvendit të Kosovës.
Znj.Hajdari tha se kompania Exfis është pajisur me licencim, ku sic tha ajo, i ka plotësuar të gjitha kriteret.
Ndonëse pikën, ku kërkohet; “leja ndërtimore ose pëlqim për ushtrim të veprimtarisë të lëshuar nga komuna ku është lokacioni”, sipas përgjigjes së dhënë nga Komuna e Pejës, nuk ka.
Kronologjia e hulumtimit…
Në mars të këtij viti, Prokuroria Themelore në Pejë, kishte ngritur aktakuzë ndaj Gani Veselajt, pronar i një pompe derivatesh që quhet ‘Eko Green’.
Aktakuza, veç tjerash ka dy pika kyçe, atë se objekti është pa leje dhe bash në një zonë që është në mbrotje të trashëgimisë kulturore.
Pavarësisht që Inspektorati në komunën e Pejës, ia kishte vënë shiritat këtij objekti – për t’ia ndalur punën, i akuzuari Gani Veselaj, pronar i Eko Green, kishte lidhur marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Exfis
Pavarësisht vendosjes së shiritave që puna të mos vazhdonte dhe pavarësisht ekzistencës së një aktakuze kundër operimit në këtë zonë e madje edhe që kërkon rrënimin e objektit, edhe kompania EsFis s’ia vetë letrat shtetit dhe vazhdon punën edhe sot…
E kur jemi te letrat e shtetit, vlen të përmendet se kompania ExFis me letra e ka ndihmuar si donatore pushtetin aktual, ku pasqayrat financiare të KQZ-së, në një rast e tregojnë këtë kompani, që ka ndihmuar me naftë Lëvizjen Vetëvendosje në vlerë prej 21 mijë euro.
Derisa Drejtoria e Inspektoratit në komunën e Pejës, kishte vendosur shirita në këtë pompë derivatesh, nga Drejtoria e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Hajrulla Çekut, nuk kishte marrë asnjë hap lidhur me rastin.
Është interesant fakti se Gazeta Nacionale ka dërguar pyetje më datën 21 maj të këtij viti te Drejtoria e Inspektoratit të trashëgimisë Kulturore në kuadër të Ministrisë dhe kjo e fundit, pesë ditë më vonë, pra më 26 maj 2025, i kërkon Prokurorisë që t’i zgjerojë hetimet.
Për ta kuptuar më lehtë, në mars ka aktakuzë të ngritur rreth kontestit të këtij objekti ndërkaq në maj, Prokuroria pranon kërkesë nga Inspektorati i Ministrisë që të zgjerohen hetimet.
Gazeta Nacionale, ka siguruar të plotë aktakuzën rreth këtij rasti, përfundimi i së cilës veç tjerash thotë:
“…Duke pasur parasysh të gjitha provat e lartcekura dhe duke i çmuar ato në lidhshmëri logjike dhe faktike me njëra tjetrën, kam vlerësuar se në veprimet e të pandehurit Gani Veselaj, qëndrojnë të gjitha elementet e veprës penale ‘Ndërtim pa leje’
Dhe aktakuza vazhdon:
“…si dhe në veprën penale Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.
Tutje akatakuza, vazhdon me propozimin që të rrënohet ndërtimi pa leje.
Duke qenë se aktakuza e prokurorisë, pronari i pompës fillestare ‘Eko Green’, që më vonë lidh marrëveshje me Exfis, Gani Veselaj, ngarkohet me veprat penale ‘ndërtim pa leje’ dhe ‘heqja po dëmtimi i vulave zyrtare apo i shenjave’, ne kemi kontaktuar këtë të fundit ku mundeni mw poshtw tw shihni pwrgjigjen e tij nw video-storie.
Nacionale ka kërkuar të kontaktojë edhe kompaninë Infrakos, si dhe kompaninë Exfis por nga asnjë prej tyre, nuk kemi marrë përgjigje deri në publikimin e këtyre storieve.