Raportohet se disa qytetarëve nuk po iu shlyhet borxhi i ujit kur po paguajnë online: Çka morëm vesh?
Ani pse KRU Prishtina, ka përparuar, e u mundëson qytetarëve të paguajnë shpenzimet e ujit online, qytetarët e Prishtinës tash e disa muaj po kanë telashe.
Fillimisht, KRU Prishtina ishin bërë viralë para disa muajsh në promovomin e aplikacionit online për pagesa. Shkrim i bukur dhe mijëra e mijëra shkarkime të aplikacionit.
Tash po na del se ka telashe në procesimin e këtyre pagesave. Pra, po na del që disa qytetarëve që po e paguajnë online ujin, nuk po u shlyhet borxhi në faturën fizike në bazë të disa raportimeve nga qytetarët.
Për ta marrë vesh një gjë të tillë pyetëm qytetarët në grupin online Network Prishtina. Gjithashtu kemi kontaktuar edhe me KRU-Prishtinën ku e pranojnë se ka vonesa në procesim por nuk e sheh një gjë të tillë si problem serioz.
Ne shkuam edhe në një nga pikat e pagesës të KRU Prishtinës dhe e pyetëm arkataren e arketarin se a po ankohen qytetarët... Çka na thanë ata?
Ndiqni storjen: