Punëtoret e mirëmbajtjës së Kuvendit në grevë: Paga për to 275 në muaj, ndërsa për një asistent të deputetit 700 euro
Që nga dje, punëtoret e Kuvendit të Kosovës që kujdesen për mirëmbajtjen dhe pastrimin e sallave, kanë hyrë në grevë për rritjen e pagave.
Ato kanë kërkuar që paga minimale e tyre të jetë jo më e vogël se 500 euro.
Nënë kërcënimin për largim nga puna, vonesat në pagë e mospagimi i kontributeve pensionale, kanë shtyrë personelin e mirëmbajtjes, të fillojnë grevën.
Kjo grevë është paralajmëruar që nga muaji korrik i këtij viti, mirëpo edhe pse kanë dorëzuar kërkesat e tyre, askush nuk i është përgjigjur atyre.