“Pse nxënësit serbë kanë më shumë të drejta sesa nxënësit turq” - si e zura ngushtë ministrin Damka dhe si e ndihmoi ministrja Nagavci
Derisa të gjithë gazetarët po prisnim që në shkollën fillore të mesme të ulët “Elena Gjika” të vinte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, aty erdhën dy ministra të kabintetit të tij: Minstrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka. Të dy kishin arsyet e veta specifike pse erdhën për ta shoqëruar kryeministrin në vizitën që i bëri shkollës ku nxënësit shqiptar dhe ata turq mësojnë së bashku.
Por ky realitet nuk është i njejtë me nxënësit e komunitetit serb në Kosovë. Ata mësojnë me sistemin e Serbisë. Më kurrikulën e arsimit në Serbi e jo në Kosovë.
Për këtë arsye, fillimisht iu qasa ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit të cilën e luta që t'ua shpejgonte fëmijëve se përse nxënësit serb kanë më shumë të drejta se sa ata turq për shembull. Nagavci nis të përmend “pakon e Ahtisaarit” por zor se ndonjë fëmijë do të kuptonte se çka është Ahtisaari.
Në ndërkohë në shkollë vjen ministri nga komuniteti turk në Qeverinë Kurti, Fikrim Damka. Ai udhëheqë me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. E di që nuk ka shumë njohuri rreth sistemit të arsimit në Kosovë, por megjithatë e pyes në mënyrë provokative.
“Si ua kishe shpjeguar nxënësve turq të cilët do të pyesnin se përse nxënësit serb në Kosovë mund të mësojnë krejt ndryshe dhe kanë të drejta më shumë sesa nxënësit serb në Kosovë,” - i them ministrit Damka.
“Nuk po kuptoj” ma kthen ai.
Vazhdoj ta pyes në mënyrë specifike.
“Pse nxënësit serbë kanë më shumë të drejta sesa nxënësit turq”, e pyes. Teksa ai nis të shpjegojë sesi “të gjithë nxënësit janë të barabartë në Kosovë” ndërhynë ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci.
Si e nxori nga sikleti ministrin nga komuniteti turk, ministrja nga komuniteti shumicë?