“Nuk kishte ushqim për të ngrënë gjatë tërë ditës” - Historia e dhimbshme e fëmijës nga Prishtina - NACIONALE

“Nuk kishte ushqim për të ngrënë gjatë tërë ditës” - Historia e dhimbshme e fëmijës nga Prishtina

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Rina Zekës i janë bërë 10 vite që merret me bamirësi. Ajo në emisionin Tok në Nacionale rrëfeu rrugëtimin e saj, e situatat me të cilat është përballur.

Zeka në Tok tregoi një rast i cili ka ndodhur vite më përpara, një fëmijë, Benjamini i cili atëherë i ka pasur 2 vjet e gjysmë, ishte pa ngrënë deri në orët e vona të pasditës.

“Ka qenë verë, Ramazan edhe ne gjithmonë në prag të Bajramit sigurohemi me i dërgu edhe bakllavë. Se nuk ka Bajram pa bakllavë. Ka qenë ora 5 ose 6 pasdite. Benjamini ende nuk kish ngrënë bukë. U pata shoku, e mendojsha mbesën time ish një moshë me të. E disha që ajo deri në atë kohë është ushqy sdi sa herë, e Benjamini ende nuk ishte ushqy”.

Zeka thotë se këto raste të ndjeshme, nuk e lënë atë të tërhiqet nga puna që bënë.

“Edhe kur vendosshim, e thojshim a bënë mos me bë asgjë. Veç mu sillshin në kry, ato skena e ata fëmijë që na presin, dashte nuk dashte duhet me u qu”.

Rina tregoi se tani ka vendosur ti ndihmojë 30 familje me harq, pasi Ramazani i ka 30 ditë.

“Me shku me mbush një kolicë si qysh e kishe mbush një kolicë përvete. Ama jo me ja dërgu 5 kilogram sheqer, 5 kg miell, një shishe vaj e asgjë hiç. E me thënë që i ke ndihmuar 1000 familje, jo nuk i ke ndihmuar, kjo është hajgare”.

VIDEO:

Lajme të ngjashme